Kryetari Bashota uron krishtlindjet

Në urimin e kryetarit të komunës së Klinës z.Sokol Bashota thuhet: Me respektin më të thellë gjithë qytetarëve shqiptar të besimit katolik ju përcjelli urimet më të përzemërta për Krishtlindjen.

Uroj që këtë festë, që është simbol i paqes, solidaritetit, dashurisë dhe mirëkuptimit midis njerëzve, ta kaloni me gëzime, begati dhe harmoni me më të dashurit tuaj.

Edhe në këtë ditë kremte, të ndalemi e të reflektojmë për punën dhe obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, të punojmë parreshtur për të mirën tonë të përbashkët dhe të mos i harrojmë asnjëherë njerëzit në nevojë, të solidarizohemi me ata dhe të ndajmë momentet shumë të çmuara të kësaj feste madhështore.

Në këtë ditë Krishtlindjeje, me respekt të veçantë, të bëjmë homazhe dhe të nderojmë të gjithë ata që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, e që sot nuk janë në mesin tonë.

Pra, edhe një herë, për shumë mote e jetë, ju uroj gëzuar Krishtlindjen, me dëshirën që gjithmonë në familjet tuaja të ketë solidaritet, dashuri e mirëkuptim.

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet diskutimi publik me qytetarët e Vitisë për planifikimin e buxhetit 2025-2027

Kuvendi Komunal i Vitisë dhe Komiteti për Politikë dhe Financa, kanë organizuar sot një diskutim …