Papa Françesku

Papa Françesku ka deklaruar se Krishtlindja është marrë peng nga bota materiale e konsumit kapitalist

Papa Françesku ka deklaruar se, Krishtlindja është marrë peng nga bota materiale e konsumit kapitalist, e cila e  lë Zotin në hije dhe bën që shumë njerëz të jenë të verbër ndaj nevojave të të uriturve, emigrantëve dhe viktimave të luftës. Bota e fiksuar pas dhuratave, festave dhe egoizmit ka nevojë për më shumë përulësi. “Jezusi lindi i refuzuar nga disa dhe i injoruar nga shumë të tjerë. Sot mund të ekzistojë e njëjta indiferencë, kur Krishtlindja bëhet një festë ku jemi ne protagonistët dhe jo Jezusi, kur dritat e tregtisë lënë në hije dritën e Zotit, kur ne jemi të shqetësuar për dhuratat, por të ftohtë ndaj atyre që janë margjinalizuar”, tha Papa Françesku. Ai veçoi në fjalimin e tij faktin se kjo natyrë materialiste e botës ka marrë peng Krishtlindjen, andaj thirrje që të ndihmohen fëmijët dhe emigrantët, që vuajnë fshehur nën bodrume për t’iu shpëtuar bombave apo nën kuvertat e anijeve të tejmbushura.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …