Kryeministri, Isa Mustafa në Kuvendin zgjedhor të Forumit të Rinisë së LDK-së, ka thënë se janë plotësuar kushtet për të lëvizur pa viza, prandaj askush nuk ka të drejtë të mbajë peng procesin e liberalizimit dhe të pengojë shndërrimin e kufijve në kufij të njohur ndërkombëtarësh. I zemëruar për ngecjen e shumë proceseve në vend, ai ka pyetur deputetët që kanë kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi, se me çfarë të drejte i mbajnë të izoluar qytetarët e Kosovës dhe me çfarë të drejte ua rrezikojnë jetën qytetarëve të cilët kërkojnë shërim jashtë vendit, por edhe me çfarë logjike ua privojnë lirinë të rinjve që të shkollohen jashtë.
