Pacolli: Deklaratat e Ivica Daçiqit për tërheqjen e njohjeve të Kosovës janë gënjeshtra

Pacolli: Buxheti nuk rritet me kredi por me prodhimtari

Dega e Aleancës Kosova e Re në Therandë,  në prani të një numri të madh të përkrahësve të partisë, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të degës në këtë Komunë. Përveç mysafirëve të shumtë dhe delegatëve të pranishëm, punimet e këtij Kuvendi kishte ardhur për t’i ndjek nga afër edhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behxhet Pacolli. Ai  iu drejtua qytetarëve të Therandës me një fjalë rasti, duke i falënderuar ata fillimisht për përkrahjen ndaj vizionit dhe plan programit të AKR-së.

Pacolli më tej ka folur për situatën socio-ekonomike në vend. Ai ka thënë se është momenti që qytetarët të vendosin për ndryshim. “Duhet të krijojmë kushte të punës prej njerëzve që e dinë se çka është puna. Njerëzit që kanë qeverisur tash e 17 vjet, kanë dëshmuar të kundërtën”, është shprehur ndër të tjera i pari i AKR-së. “Buxheti do të duhet të ishte rezultat i produktivitetit, prandaj unë dyshoj që do të ketë rritje, pasi që askush deri sot nuk na tregoi se si konkretisht planifikojnë ta bëjnë këtë” ka thënë më tutje Presidenti i AKR-së. Pacolli pas fjalimit i ka uruar punë të mbarë Kuvendit, duke i falënderuar delegatët për punën e tyre të palodhshme. Më pas Kuvendi i ka vazhduar punimet, ku nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 142 delegatëve, me shumicë votash Kryetar i degës së AKR-së në Therandë është zgjedhur Mustafë Kadriaj. Kryetari i sapo zgjedhur ju ka premtuar qytetarëve të Therandës se me përkrahjen e Presidentit Pacolli do të vijnë ndryshimet pozitive për qytetarët e Therandës. “Se bashku me një ekip të kualifikuar do t’ia arrijmë që ta largojmë keq-qeverisjen nga vendi”, ka thënë Kadriaj. Ai ka shtuar se fokusi i tij kryesor do të jetë në urbanizëm, bujqësi dhe shëndetësi. Kuvendi më pas i ka zgjedhur edhe strukturat tjera udhëheqëse të degës me nënkryetarët Halil Buqa dhe Alban Lumi si dhe sekretar Isuf Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …