Rinumërimi i votave në Tearcë nuk solli ndërrim të rezultatit në dobi të LSDM-së

Nga numërimi i votave, pas rivotimit në Tearcë të Maqedonisë LSDM-ja ka marrë 245 vota, ndërsa VMRO DPMNE 150 vota, rezultat ky që nuk ka ndihmuar  partinë e Zoran Zajevit, e cila duhet të kishte të paktën 304 vota më shumë, për të marrë një tjetër deputet.  Rezultati përfundimtar mbetet i njëjtë: VMRO 51 deputetë, LSDM 49 deputetë, BDI 10 deputetë, Besa 5 deputetë, Aleanca 3 deputetë, PDSH 2 deputetë. Tashmë pritet certifikimi i rezultatit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe në d‎eri në datë 31 dhjetor pritet të thërritet Parlamenti. Burime pranë LSDM shprehen për Top Channel se BDI dhe Aleanca për Shqiptarët më shumë mundësi do të bashkojnë votat me partinë e Zaev, duke formuar shumicën parlamentare  me 62 deputetë.

Të njëjtat burime shprehen se Lëvizja Besa është e vendosur të qëndrojë në opozitë, por do ka shprehur gatishmërinë për të votuar një qeveri të tillë, duke bashkuar dhe 5 votat e saj. Pavarësisht të gjithë llogarive të bëra nga të gjitha partitë, priten orët në vijim për të mësuar zyrtarisht fatin e qeverisë së ardhshme të Maqedonisë dhe rreshtimit e forcave politike shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …