Banka Botërore vlerëson se Shqipërisë do t’i duhen të paktën edhe 10 vjet me rritje ekonomike 4% për të zhdukur varfërinë ekstreme. Banka vlerëson se në Shqipëri janë të paktën 31 mijë vetë që jetojnë me më pak se 120 lekë në ditë. Standardi ndërkombëtar i vendosur nga Banka Botërore për varfërinë ekstreme është niveli i të ardhurave 1.9 dollarë në ditë për person. Parashikimet zyrtare të deklaruara nga ekspertët e bankës tregojnë se për të zhdukur përfundimisht mjerimin, Shqipërisë do t’i duhet të paktën një dekadë me rritje ekonomike rreth 4%, e cila të shpërndahet në një mënyrë të drejtë te të gjitha shtresat e popullsisë.
Kontrolloni gjithashtu
Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …