leoni

Dardan Molliqaj: Sot kur ndaj UÇK-së po bëhet luftë speciale, mbrojtja e saj është detyrë e kohës

Dardan Molliqaj: Durimi pa fund i Isa Mustafës është bërë krejt i padurueshëm

Dardan Molliqaj, sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se durimi i Isa Mustafës është bërë i padurueshëm. E ka shprehur bindjen se viti 2017 do të jetë vit i padurimit qytetar me durimin rrënues të tij.  “Isa Mustafa sot paska thënë që e ka duruar deri tash ministrin Mariq, veç pse është serb”, ka shkruar Molliqaj. Sipas tij, në fakt, gjatë tërë qeverisjes së tij Mustafa duroi shumë.

E duroi Listën Serbe në cenim të sovranitetit, veç pse është e Vuqiçit,

E duroi Kadri Veselin që sipas tij i ka duart me gjak, veç pse ai është shef i SHIK-ut,

E duroi Hashim Thaçin president, veç për me mbetë vetë kryeministër,

I duroi djemtë e tij të marrin tenderë të shtetit dhe terminale, veç pse i ka djem,

E duroi Margarita Kadriun me marrë terminal, veç pse ajo ia ka bë Thaçin President

E duroi murin në Mitrovicë, vetëm pse e ndërtuan strukturat paralele të Serbisë…

“Ky është kryeministër që duron gjithçka vetëm për të mbetur kryeministër. Por durimi i tij është bërë i padurueshëm. Viti 2017 do të jetë vit i padurimit qytetar me durimin rrënues të Isa Mustafës”.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …