leoni

Nikollë Camaj reagoi kundër Nexhad Dresheviqit të cilit i pengon gjuha shqipe të jetë zyrtare në Mal të Zi

Nikollë Camaj reagoi kundër Nexhad Dresheviqit të cilit i pengon gjuha shqipe të jetë zyrtare në Mal të Zi

Kandidati për deputet dhe bartësi i listë “Guximi”, Nikollë Camaj ka reaguar ashpër  kundër Nexhad Dresheviq, i cili kërkoi nga Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi ndalimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Komunën urbane të Tuzit. Camaj në reagimin e tij thotë: Si bartës i listës dhe kandidat për deputet i listës “Guxim”, si pjesëtar i grupit të betuar se nuk do të hesht padrejtësitë që na bëhen, dhe as anomalitë në shoqërinë tonë, reagoj në përpjekjen  e çoroditur të një ish-shqiptari, për të ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe në Komunën Urbane të Tuzit. Përndryshe, përpjekja ogurzezë ka të bëj me kërkesën drejtuar Gjyqit kushtetues të Mali të Zi, për të kontestuar përdorimin e gjuhës shqipe, përmes revidimit të ligjeve që rregullojnë këtë materie.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …