Kryetari i Rumanisë, Klaus Johannis hodhi poshtë kandidaturën e zonjës, Sevil Shhaideh, për postin e kryeministres, të cilin e ka propozuar nga Partia Social-Demokrate e këtij Shteti pas fitores në zgjedhjet parlamentare. Kam analizuar argumentet pro dhe kundër dhe kam vendosur të mos e pranoj këtë propozim”, deklaroi Johanis gjatë një fjalimi, ndërkohë që Rumania është në kërkim të një qeverie pas zgjedhjeve legjislative të 11 dhjetorit. Partia Social-Demokrate i propozoi javën e kaluar presidentit emërimin e Shhaideh, 52 vjeçe, kandidate me origjinë nga minoriteti i turk në Rumani, e cila do të bëhej e para grua myslimane në krye të një qeverie të një vendi të BE-së. Përkatësia e saj fetare nuk është bërë objekt debati në këtë vend ortodoks.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …