Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Turqi. Ai do të pritet në takim dhe do të bisedojë me kryetarin e këtij Shteti, Rexhep Tajip Erdogan. RTK ka bërë të ditur se Thaçi dhe Erdogan, pritet të diskutojnë lidhur me zhvillimet dhe marrëdhëniet mes dy shteteve. Turqia është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe gjatë tërë kohës e ka mbështetur nëpër organizatat ndërkombëtare. Me rastin e paralajmërimit të vizitës së Thaçit në Turqi, kryetari Erdogan ka përsëritur fjalët e Mustafa Kemal Ataturk, i cili ka thënë: “Ne e duam popullin shqiptar, i njohim si vëllezër dhe nuk i konsiderojmë të largët nga ne”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …