Ambasadori i Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, në një intervistë për RTK-së ka deklaruar se Uashingtoni zyrtar përkrah shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës. Është me rëndësi që ky transformim të ndodh në mënyrë kushtetuese dhe që përfshin, pikë së pari, të gjitha komunitetet në Kosovë. Edhe këtu mendoj se duhet të ketë dialog në mes të komuniteteve. Sigurisht se mendoj që Forcat e Armatosura të Kosovës, kurdo që të formohen, do mund të jenë faktor stabiliteti për të gjithë qytetarët e Kosovës. Është me rëndësi që të gjithë të kenë pjesëmarrje në atë diskutimin, ka thënë ambasadori Delawie.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …