Deputetja e Nismës, Valdete Bajrami duke folur për bisedën e ministres së Drejtësisë dhurata Hoxha në KTV ka thënë se ajo u ka dalë në mbrojtje “drejtuesve të klanit Pronto”. Edhe një shikues i zakonshëm dhe jo shumë i vëmendshëm, me lehtësi do të vërente se ministrja e drejtësisë kur fliste për aferën ishte gjithçka tjetër, veç e drejtë nuk ishte. Mënyra se si iu qas kësaj çështje është një dëshmi se ajo aty është emëruar nga protagonistët e klanit, për t’iu shërbyer e mbrojtur ata dhe jo qytetarëve e drejtësisë në Kosovë. Në fillim ajo bëri përpjekje që këtë temë e cila rëndon mbi supet e drejtuesve të PDK-së ta kalojë shpejt me fjalitë standarde dhe boshe se: “Kjo është çështje e drejtësisë” dhe “Të gjithë janë të barabartë para ligjit”. “Besoj që nuk është vetëm PDK’ja që i ka biseduar këto gjëra, por të gjitha partitë politike, edhe ato opozitare që menaxhojnë komunat në ditët e sotme veprojnë njëjtë”. Ajo e di këtë si ish-zyrtare e PDK-së, por asnjëherë nuk ka qenë e gatshme që të denoncojë shkeljet e tilla të ligjit, ka thënë mes tjerash deputetja e Nismës, zonja Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …