Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha në përmbylljen e vitit priti në takim jo formal përfaqësues nga mediat dhe shoqëria civile të cilat i falënderoi për bashkëpunim dhe ftoi që ky bashkëpunim të vijoj edhe në vitin 2017. Ajo në fjalën e rastit theksoi se gjatë viteve të fundit, vëmendja e qytetarëve të Kosovës është drejtuar drejt sundimit të ligjit, duke qenë se ky proces është shtyllë e shtet ndërtimit dhe realizimit me sukses të fazës integruese euro-atlantike. Gjatë muajve të fundit, kam punuar vazhdimisht për të promovuar, mbrojtur dhe fuqizuar sundimin e ligjit. “Vazhdimisht u kemi bërë thirrje edhe zbatuesve të politikave që të na bashkëngjitën në këtë angazhim permanent dhe për këtë i falënderoj sinqerisht të gjithë bashkëpunëtorët e brendshëm dhe të jashtëm”, tha Ministrja Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …