Kuvendi i Kosovës, sot do të mbajë seancë, ku do të shqyrtohen katër pika të rendit të ditës. Seanca e sotme do të jetë vazhdim i seancës të së premtes, ku pritet të miratohet Rezoluta për murin e Mitrovicës. Në rend të ditës janë: Votimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për faljen e borxheve publike, votimi i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive, votimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar, si dhe votimi i Propozim-rezolutës lidhur me ndërtimin e murit në mënyrë ilegale në pjesën Veriore të Mitrovicës.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për deputet, Altin Krasniqi, ka mbajtur një takim me familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të UÇK-së, në Kaçanik
rëndësishëm me familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe …