Shefi i Kardiologjisë në Klinikën e Pediatrisë, Ramush Beiqi, u është kundërpërgjigjur deklaratave të Mazllum Belegut, ish-profesor i Fakultetit të Mjekësisë. Doktor, Ramush Beiqi thotë se nuk e ka shantazhuar në asnjë rast Mazllum Belegun. Ai shprehet se është pikërisht Belegu ai që ka ndryshuar ditët e kontrolleve mjekësore të fëmijëve, duke krijuar një rrëmujë. “Atyre u ka penguar që unë kam kërkuar përgjegjësi për vdekjen e dy nga 4 pacientët e operuar”, ka thënë ndër të tjera Beiqi. Belegu që tash vullnetarisht po merret me çështje të mjekimit të fëmijëve kosovarë të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës e ka akuzuar Beiqin se e ka shantazhuar me qëllim që të pengojë mjekimin e fëmijëve jashtë Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …