Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur nga Peshkopia për situatën e politike në Maqedoni, duke shprehur mbështetjen për nismën e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, për bashkimin e shqiptarëve në një platformë të përbashkët. “Interesi ynë i vetëm është Maqedonia evropiane dhe shqiptarët me të drejta të plota”, ka thënë Meta. Ditë më parë, Ali Ahmeti, ka ftuar udhëheqësit e të gjitha partive të tjera shqiptare në Maqedoni që t’i bashkohen një takimi të përbashkët për të diskutuar mbi zhvillimet politike pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …