Kuvendi komunal në Shtime mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2016

Kuvendi i Komunës së Shtimes ka mbajtur seancën e dymbëdhjetë të rregullt dhe të fundit për vitin 2016, gjatë të cilit shqyrtoi shtatë pika të rendit të ditës. Në këtë seancë para anëtarëve të Kuvendit dhe pjesëmarrësve tjerë, foli kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli, i cili dha informata për situatën ekonomike dhe financiare të komunës për periudhën qershor-dhjetor 2016.

Kuvendi në bazë të rekomandimit të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), unanimisht miratoi Programin Komunal tre vjeçar të strehimit për periudhën 2017- 2019, pas diskutimit publik të cilin program e prezantoi z. Ibrahim Demiri si anëtarë i Komisionit për hartimin e këtij programi, ndërsa kontribut dhanë edhe këshilltarët komunal me ç’rast gjatë votimit u morën parasysh ndryshimet e propozuara nga debati publik dhe këshilltarët.

Në këtë mbledhje Kuvendi po ashtu miratoi rekomandimet e Komisionit Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të tokës komunale për dy biznese, bazuar në rekomandimin e KPF-së; si dhe Propozim-Vendimin nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik për miratimin paraprak për dhënien në shfrytëzim të katër parcelave pronë komunale. Kuvendi Komunal mori vendim unanim për të dërguar në diskutim publik për 15 ditë Draft-Planin e veprimit për mësimin tërëditor si dhe në fund të seancës KK ka shqyrtuar dhe miratuar kërkesat, bazuar në rekomandimet e drejtorive komunale dhe Komitetit për Politikë dhe Financa.

Ndërkohë si kërkesë shtesë nga Drejtoria për Shërbime Publike është diskutuar kërkesa e drejtorisë së shërbimeve publike, përkatësisht kërkesa e sektorit të inspektorëve, për rrënimin e katër ndërtesave shumë me rrezikshmëri të lartë që janë për kohë të gjatë të pabanuara.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …