U mbajt takimi i fundit për këtë vit i koordinimit lokal për siguri në Suharekë

Në takimin e rregullt, të fundit për këtë vit të koordinimit lokal për siguri në komunën e Suharekës, të cilin e kryesoi z.Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës, u fol për punët dhe angazhimet që po bënë komuna e Suharekës. Këtu u tha se gjatë javës është mbajtur mbledhja e KPF-së ( Komitetit për Politikë dhe Financa ), pastaj u fol për përgatitjet dhe aktivitetet që ka bërë Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë për festat e fundvitit si dhe për qëndrimin dhe ndihmën e humanistes nga Austria Motrës Johana e cila për fundvit po viziton fshatrat e Komunës së Suharekës dhe po shpërndan dhurata për fëmijët dhe familjet që kanë nevojë. Ndërkaq, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi ka raportuar për gjendjen e sigurisë në komunë. Ai ka thënë se është shtuar numri i aksidenteve në trafik ku gjatë javës ka pasur 10 aksidente kryesisht me dëme materiale, 5 vjedhje të raportuara, 1 moszbatim të urdhrit të policit, 1 kanosje pengim të detyrës zyrtare, 1 falsifikim i parasë ( 50 euro ), 1 vetëvrasje ( një grua 75 vjeçare) etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …