Komuna mbështet “Handikos”-in në Suharekë me dy projekte për vitin 2017

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj dhe zv.drejtoresha e “Handikos”-it në Suharekë, znj Melihate Gashi, kanë nënshkruar sot dy marrëveshje të mirëkuptimit për mbështetje nga Komuna e Suharekës të dy projekteve: njëri është për “Shtretër shtëpiak – përkujdesja shëndetësore shtëpiake” kurse tjetri për punën dhe aktivitetet e Shoqatës “Handikos”-it për vitin 2017. Për Projektin “Shtretër shtëpiak”, komuna do të ndihmoj me 120 mijë euro, dhe në këtë projekt janë të angazhuar 30 mjekë dhe infermier të cilët kryesisht kryejnë vizita nëpër shtëpi për personat që nuk kanë mundësi të vizitohen në Qendra të mjekësisë familjare, kurse projekti tjetër “Funksionalizimi i qendrës hendikos për shëndetësi” ka vlerën prej 30 mijë euro me të cilat do të përkujdesen rreth 600 persona me nevoja të veçanta.

Do theksuar se të dyja këto projekte janë realizuar edhe vitin që shkoi dhe mbështetja e Komunës së Suharekës për Shoqatën “Handikos”, do të vazhdojë edhe vitin që po vjen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …