Organizuar nga ministria e Infrastrukturës, neser mbahet ceremonia për përurimin e segmentit të parë të autostradës Prishtinë – Shkup. Duke folur për punimet që po bëhen në këtë autostradë, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka deklaruar se tanimë është përfunduar segmenti i parë C1 në gjatësi prej 20 km që është prej kyçjes të autostradës Ibrahim Rugova, me autostradën Arbër Xhaferi, deri në Babush. Po vazhdohet në trasenë Babush-Dogana dhe pak më poshtë në grykën e Kaçanikut. Në këtë përurim të pranishëm do të jenë edhe presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, zëvendëskryeministra, ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, ministra të tjerë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, zëvendësministra, ambasadorë, kryetarë të komunave, dhe përfaqësues të shumtë të institucioneve vendore.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …