Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës e ka miratuar projektligjin për kategorizimin e veteranëve të luftës së UÇK-së

Qeveria e Kosovës e ka miratuar projektligjin për kategorizimin e veteranëve të luftës së UÇK-së me qëllim të pagesës së pensioneve sipas kontributit të tyre në luftë. Me ligjin e ri kategoria e parë përfshin veteranin luftëtar të UÇK-së të mobilizuar në luftë nga viti 1991, deri më 5 mars 1998 dhe që ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës, kategoria e dytë pas datës 5 mars 1998 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës dhe kategoria e tretë pas datës 31 mars 1999 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës.

Ministri, Arban Abrashi e ka paraqitur ligjin për veteranët e UÇK-së, i cili ka për qëllim kategorizimin e pensioneve të ish luftëtarëve. Abrashi tregoi edhe për shumën e pagesave që i ka paraparë projektligji, deri sa shtoi se shuma e përgjithshme e buxhetit për këtë pagesë nuk mund ta kalojë 0,7 për qind të bruto prodhimit vendor apo GDP-së. Abrashi tha se me këtë ligj gjithashtu formohet edhe komisioni për kategorizimin e veteranit luftëtar të UÇK-së sipas kategorive të caktuara me këtë ligj duke i mbështetur në dokumentet sipas të cilave siç th ai iu është njohur statusi i tyre nga përfaqësues të zyrës së kryeministrit për çështje të veteranit të luftës, MPMS dhe Organizata e Veteranëve të Luftës. Mirëpo, kryeministri kërkoi shpjegime shtesë për shumën e buxhetit që është paraparë me këtë projektligj nga ministri Abrashi.Ai po ashtu kërkoi sqarim sa i përket kategorisë së tretë të pagesës për veteranë e ku e vërejti një gabim i cili doli të jetë teknik, për çka edhe shkuan në një pauzë të shkurtër.

Pas pauzës, ministri Abrashi e sqaroi gabimin që e kishin lëshuar gjatë hartimit duke thënë se është punuar deri vonë në këtë dokument.Ndërkohë, lidhur me këtë ligj u miratua edhe vazhdimi i mandatit të komisionit qeveritar për njohjen, verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëmarrësit apo të internuarit të UÇK-së, të cilit iu dha mandati deri më 20 janar 2017.  Minstri Avdullah Hoti e sqaroi këtë vendim.Në mbledhjen e Qeverisë nuk kishte pika tjera të rendit të ditës, as debat sa i përket këtyre çështjeve.(KosovaPress)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …