Kadri Veseli: Peticioni për Astrit Deharin nuk iu ka drejtuar Kryesisë së Kuvendit

Veseli: Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë emblemë e Kosovës së Lirë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjit për veteranët, hedhim poshtë të gjitha pretendimet që synojnë të denigrojnë figurën e veteranit të luftës çlirimtare, të gjitha pretendimet që e vendosin veteranin e UÇK-së në kategorinë e lëmoshes, apo të barrës fiskale për buxhetin e shtetit. Jemi në prag të vitit të ri, dhe sot ndihem shumë i lumtur që po e përmbyllim këtë sesion parlamentar, me një vendimmarrje të përbashkët, për ata që më se shumti kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë emblemë e Kosovës së Lirë. Me këtë ligj ata nuk kërkojnë privilegje për vete, por vetëm të jenë pjesë e barabartë e shoqërisë, ka thënë në mes tjerash kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …