Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka paralajmëruar se nga viti i ardhshëm do të ketë test shtetërorë për të gjithë të diplomuarit. Ai ka theksuar më tutje se të gjithë studentët që diplomojnë në kolegje private apo publike nuk do të aplikojnë në punë pa e dhënë një test shtetëror. Ata do të maten me testin shtetëror që do të pasqyrojë diplomimin e tyre. Do të ketë 50 pyetje nga fushat të ndryshme. Fillimisht do të shkojmë me gjashtë profesione dhe kjo do të mundësojë që të ngritët cilësia. Kjo do të ndikojë që kolegjet dhe universitetet do të ngritin cilësinë dhe në vitin 2017 do ta pilotojmë këtë në praktikë, ka deklaruar ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …