Amerika ka dëbuar 35 diplomatë rusë si dënim për ndërhyrjen e Moskës zyrtare në zgjedhjet presidenciale. Po ashtu, do të mbyllen edhe dy komplekse ruse të përdorura për mbledhje informacionesh në Meriland dhe Nju Jork, si pjesë e masave ndëshkimore. Kryetari Barak Obama tha se të gjithë amerikanët duhet të alarmohen nga veprimet e Rusisë. Ai ka premtuar masa të tjera kundër Rusisë. Pas vendimit për dëbimin e 35 diplomatëve rusë nga Uashingtoni pas akuzave për sulmet kibernetike dhe ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale Rusia pritet të përgjigjet. Ministria e jashtme tha se përgjigjja e Rusisë do të shpallet të premten. Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, tha se kryetari Obama ka poshtëruar Shtetet e Bashkuara dhe popullin e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …