Fjalimi i deputetes së Vetëvendosjes, Aida Dërgutit ka ngjallë reagim të ashpër te përfaqësuesit e shoqatave të veteranëve, të cilët ishin të pranishëm në Kuvend, gjatë kohës sa po debatohej Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo ka kundërshtuar kategorizimin, të cilin e mbron SHVL e UÇK-së. Për disa minuta kanë vazhduar fjalët e papëlqyeshme me deputetët që gjendeshin në seancë, me ç’rast kuvendi u detyrua që të bëjë një pauzë, derisa situatat të qetësohet. Po e shoh që sot, zëri i përfaqësuesve të shoqatës së veteranëve të luftës, nuk i përfaqëson denjësisht ata që kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, për shkak se pranon një kategorizim ka thënë deputetja Dërguti dhe ka vazhduar. Këta përfaqësues të shoqatave janë me siguri në kategorinë e parë, që i marrin 250 euro dhe nuk brengosen për tjerët që futen në kategorinë 120 euro. Në këtë vend ka ardhur deri atje sa veteranët e luftës presin lëmoshë prej 120 euro që të ia ndaj shteti i Kosovës nga buxheti i saj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …