Senati amerikan së shpejti mund të votojë ratifikimin e kërkesës së Malit të Zi për t’u bërë anëtar i 29-të i NATO-s. Aleanca zyrtarisht e miratoi kërkesën në konferencën e saj të korrikut të mbajtur, në Varshavë. Deri tani, 19 nga 28 aleatët e NATO-s e kanë miratuar atë zyrtarisht. Miratimi nga ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara mund t’u sinjalizojë të tjerëve për t’i dhënë dritën e gjelbër zgjerimit nëpërmjet veprimeve të tyre legjislative. Në një intervistë me shërbimin serb të Zërit të Amerikës, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, tha se ai shpreson se anëtarësimi i vendit të tij në NATO do të formalizohet në gjysmën e parë të vitit 2017. “Për ne është e rëndësishme që Senati amerikan të ratifikojë Protokollin e Anëtarësimit”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …