Senatori amerikan John McCain tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të bëjnë “pazar faustian” me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin, pavarësisht spekulimeve se Donald Trump mund të heqë sanksionet me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve. Duke folur në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë, Shërbimi i Ukrainës, në Kiev, më 30 dhjetor, së bashku me dy senatorë amerikanë, McCain, tha se çfarëdo marrëveshje me Putinin do të “pengonte dhe minonte lirinë dhe demokracitë që ekzistojnë sot”. Kongresi amerikan ka vendosur sanksione ndaj Moskës menjëherë pasi Rusia e aneksoi me forcë Gadishullin Krime të Ukrainës, në mars të vitit 2014 dhe për mbështetjen e vazhdueshme të separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …