Komuna e Malishevës ndihmoi 277 familje me ndihma dhe ka dhënë 100 dhurata për fëmijë

Komuna e Malishevës, në kuadër të përkrahjes për familjet në nevojë, ka dhënë 277 pako ushqimore për këto familje, si dhe i ka shpërnda 100 dhurata, për fëmijë me nevoja të veçanta. Sipas nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, këto ndihma jepen rregullisht, ndërsa kësaj radhe janë ndihmuar me rastin e festës së ndërrimit të moteve.

Nënkryetari Mazreku, ka bërë të ditur se 277 familje janë ndihmuar me pako ushqimore, ky hynë familjet e dëshmorëve që kane nevojë, pastaj kategoritë sociale, të cilët jetojnë në kushte jo të mira.

Po ashtu, sipas Mazrekut, janë shpërnda dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …