Në mesazhin e urimit të kryetarit të Komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj thuhet:
“Në emër te të gjitha institucioneve komunale të Deçanit, ju uroj festën e Vitit të Ri, duke ju dëshiruar paqe, mbarësi, mirëqenie, lumturi e harmoni në familjet tuaja në vitin 2017”.
Kryetari Selmanaj ka thënë se në këtë çast kremteje, ne të gjithë duhet të jemi më afër njerëzve që u duhet ndihma, të cilët kanë nevojë për përkrahje, dashuri, dhe kujdes dhe dora e ndihmës për këtë shtresë të qytetarëve tanë duhet të jetë përherë e zgjatur.
Gjithashtu, apeloj tek të gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit që të festojnë me kujdes ndërrimin e moteve. Gëzuar 2017!”