Punonjësit e kulturës me status të veçantë

Me propozimin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, Qeveria e Republikës së Kosovës, kategoritë e krijuesve, performuesve, punonjësve shkencorë në institucionet e kulturës dhe punonjësve profesionalë në institucionet e kulturës, vendosi që, me një nen të veçantë të Ligjit për Pagat, të trajtohen si kategori të veçanta.

Neni i propozuar nga ana e ministrit Shala dhe i miratuar nga ana e Qeverisë përcakton se: “Çështja e kategorizimit dhe e pagave të kategorive: krijues, performues, punonjës shkencorë në institucionet e kulturës dhe punonjës profesionalë në institucionet e kulturës do të rregullohet me një akt të veçantë normativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Kjo hap rrugë që këto kategori të trajtohen në mënyrë specifike, duke i njohur veçantitë e secilës.

Me këtë Qeveria përmbush kërkesën e institucioneve të kulturës dhe të punonjësve të kulturës në institucionet publike për rregullimin e statusit të punonjësve të kulturës sipas standardeve më të mira.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të punojë ngushtë me Qeverinë që kjo çështje të adresohet sa më parë që të jetë e mundur.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …