leoni

Nga sulmi terrorist në Stamboll u vranë 35 dhe u plagosën 40 të tjerë

Nga sulmi terrorist në Stamboll u vranë 35 dhe u plagosën 40 të tjerë

Mediet turke bëjnë të ditur se së paku 35 persona janë vrarë dhe mbi 40 janë plagosur në një sulm terrorist në një klub nate në Stamboll. Dy burra të veshur si me rroba të baba-dimrit kanë hyrë në një klub të famshëm dhe kanë gjuajtur me armë në drejtim të njerëzve që gjendeshin aty. Klubi Reina, ndodhet në rajonin Ortakoj. Sulmuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Qindra njerëz gjendeshin brenda duke festuar ardhjen e vitit të ri. Raportohet se 17.000 policë kanë qenë  në detyrë në Stamboll në natën e vitit të ri, me qëllim për të parandaluar sulmet.

Bëhet e ditur se sulmi terrorist,  në një lokal të Stambollit, ishte paralajmëruar përmes një seriali të xhiruar nga organizata terroriste e Fetullah Gylenit, FETO. Sulmuesit që lanë të vdekur 35 persona dhe plagosën 40 të tjerë, ishin të veshur me kostume të Baba-dimrit, ndërsa në filmin në fjalë, një njeri i veshur me kostume të tilla planifikon sulm terrorist. Gjithashtu në episodin paraprak të këtij filmi e që është xhiruar nga organizata FETO, paralajmërohet edhe vrasja e ambasadorit rus në Turqi, gjë që ndodhi më 19 dhjetor në Ankara.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …