Qalaj: Mbi 8 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, po punojnë me orar 12 orësh për ta menaxhuar situatën

Policia e Kosovës bëri të ditur se gjatë periudhës së ndërrimit të moteve nuk pati incidente të rënda

Policia e Kosovës bëri të ditur se gjatë periudhës së ndërrimit të moteve, nga aspekti policor, garantimi i sigurisë së përgjithshme, mbajtja e rendit, menaxhimi i trafikut rrugor, menaxhimi i kontrollit kufitar si dhe garantimi i lëvizjes së lirë, ka shkuar sipas planeve. Kjo periudhë kryesisht ka qenë e qetë në gjithë territorin e Kosovës dhe nuk është raportuar ndonjë incident serioz. Disa incidente janë raportuar në Policinë e Kosovës nëpër rajone të ndryshme, që ndërlidhen kryesisht me përdorimin jo adekuat të fishek-zjarreve apo mjeteve tjera piroteknike dhe këto kanë rezultuar, kryesisht me lëndime trupore dhe si pasojë e tyre, janë shkaktuar edhe disa raste të zjarr-vënieve me dëme materiale por nuk ka pasur të lënduar, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …