Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me sulmin terrorist në Stamboll e ka ngushëlluar kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Përmes një telegrami drejtuar kryetarit Erdogan, Thaçi ka thënë se ky sulm terrorist ka goditur gjithë qytetarët e botës së lirë dhe populli i Kosovës solidarizohet me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe me popullin turk. Akti terrorist në Stamboll është edhe një motiv më shumë në vendosmërinë tonë për ta luftuar pa kompromis këtë kërcënim për të gjithë ne. Sulmi mizor në natën e ndërrimit të moteve, është sulm kundër tërë botës. Populli i Kosovës solidarizohet me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe me gjithë qytetarët e vendit tuaj, thuhet mes tjerash në telegramin e kryetarit Thaçi lidhur me sulmin terrorist në Stamboll.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …