Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar kryetaren e Republikës së Maltës, zonjën, Marie Luizë Koleiro Preka, me rastin e marrjes së kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian. Në telegramin e urimit dërguar kryetares Preca, Thaçi ka shkruar se udhëheqja e Këshillit të Bashkimit Evropian nga Malta dhe parimet që ky vend promovon, e forcojnë besimin e qytetarëve të Kosovës, se ata, sipas tij, e kanë zgjedhur më së miri orientimin e tyre për të qenë pjesë e familjes evropiane. Shpreh bindjen time se udhëheqja juaj do të kontribuojë në shtyrjen përpara të çështjeve më të rëndësishme për Bashkimin Evropian dhe tërë kontinentin e Evropës, ka shkruar mes tjerash kryetari Thaçi në urimin e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …