Ministri i Jashtëm i Serbisë, ish zëdhënësi i Milosheviqit, Ivica Daçiq, për Agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, ka folur për raportet e Serbisë me shtetet e rajonit, veçmas për Malin e Zi dhe Maqedoninë, të cilat e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Duke folur për Maqedoninë, Daçiq ka thënë se Serbia ka gabuar që e ka njohur atë me emrin e saj kushtetues. E tërë Evropa dhe bota përdorë emërtimin Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, ndërsa ne, vëllezërit tanë grekë i kemi goditur në fytyrë, e tani presim nga Greqia të mos e njohë Kosovën, Ne e ne e kemi njohur Maqedoninë duke lënduar Greqinë kurse sllavo-maqedonasit gjithmonë votojnë për Kosovën. Më duhet të them se jemi budallenj ka thënë Daçiq, i cili ka kërcënuar Malin e Zi dhe Maqedoninë se nuk do ta kenë më tutje përkrahjen e Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …