Në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, thotë se Kuvendi i Kosovës, në vitin e kaluar, as për së afërmi nuk i përfaqësoi interesat e qytetarëve të vendit. Kjo qeverisje nuk mund ta ketë të gjatë, përderisa interes të parë të saj nuk ka ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Shumë zhvillime gjatë vitit që shkoi e kanë dëmtuar interesin e Republikës së Kosovës, veçanërisht mënyrën se si pushteti e ka intensifikuar kontrollin mbi organet shtetërore, keqpërdorimin e organeve shtetërore për interesat politike dhe dështimet e mëdha në rrafshin ekonomik. Por ne, në vitin që lamë pas i mbrojtëm interesat shtetit të Kosovës, me ndaljen e dy marrëveshjeve: asaj për Demarkacionin dhe Asociacionin. Këto kanë qenë dy prej arritjeve kryesore në vitin 2016, ka thënë mes tjerash, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …