MPJ për 5 muaj ka lëshuar 13 mijë vula apostile

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se nga koha kur ka hyrë në fuqi Konventa e Apostiles, më 14 korriku e deri më tani, ka lëshuar 13 mijë vula apostile për dokumente të ndryshme të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në shtete të jashtme. Udhëheqësi i Divizionit për Shërbime Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Arton Krasniqi, ka thënë se nga momenti i hyrjes në fuqi të kësaj konvente, qytetarët e Republikës së Kosovës kanë një përfitim jashtëzakonisht të madh, pasi që nuk do të kenë më nevojë të legalizojnë dokumente në shumë institucione vendore dhe Ambasada të huaja. Ai ka theksuar më tutje se në Konventën e Apostiles Republika e Kosovës është pranuar nga 83 shtete.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Kurti ka legalizuar varfërinë dhe po e thellon atë me zgjedhje të reja

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, …