Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se Gjykata Speciale ka për qëllim për ta dëmtuar luftën çlirimtare të Kosovës. Këtë Gjykatë e ka krijuar vet pushteti i tanishëm dhe mazhoranca e pushtetit në Kuvend. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është cituar të ketë deklaruar më tutje se Gjykata Speciale nuk ishte një aksident, por një plan i holluar për ta dëmtuar Kosovën, luftën e saj dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Secili deputet që e ka votuar atë gjykatë e ka dëmtuar Luftën e drejtë të shqiptarëve për liri dhe secili deputet që i ka thënë “ PO “ me votën e tij kësaj Gjykate e ka marrë përsipër gjenocidin që kurrë se kemi bërë si popull. Të gjithë deputetët që e votuan atë gjykatë, por në veçanti ata deputetë që dikur ishin luftëtarë apo pjesëtarë të UÇK-së, me votën e tyre, e kanë tradhtuar luftën e tyre, shokët e tyre luftëtarë dhe mbi të gjitha e kanë tradhtuar idealin e dëshmorëve të UCK-së, ka theksuar deputeti, Rexhep Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …