Ushtria Çlirimtare e Kosovës

OVL e UÇK-së në Pejë ka reaguar kundër një dezinformate të Kohës Ditore

OVL e UÇK-së në Pejë  ka reaguar në numrin e sotëm të Kohës Ditore, (4. 1. 2017)  ku shkruan  se unë, Gazmend Syla  paskam thënë: “Na kanë vendosur një letër përpara dhe aty askund nuk është shkruar për kategorizimin”. Kjo nuk qëndron. E vërteta e kësaj është: në takimin e thirrur të Këshillit Drejtues në mbrëmjen e 28 dhjetorit, është diskutuar edhe kategorizimi i veteranëve si një ndër pikat. Unë si anëtar i Këshillit Drejtues, kam reaguar një ndër të parët dhe kam thënë se kategorizimi, e dëmton më së shumti luftën e Koshares, apo Brigadën 138 Agim Ramadani. Por gjithsesi edhe të gjitha zonat e tjera. Vlen të ceket, se edhe pse Kryesia e ngushtë e OVL UÇK në Qendër, po pretendon se e ka marrë mbështetjen e Këshillit Drejtues rreth kategorizimit, kjo nuk është e vërtetë. Unë kam votuar për 2 propozime të tjera: 0.7% të buxhetit të Kosovës të dedikohet për Veteranët dhe që Veteranët e punësuar të kenë të drejtën në 50% të pensionit, thuhet mes tjerash në reagimin e veteranëve të Pejës.

Gjithashtu jam cituar se kemi kërkuar dorëheqjen e Kryesisë, se gjoja ashtu ka thënë komandanti Haradinaj. Edhe kjo nuk qëndron, sepse ende nuk jemi në fazën e kërkimit të dorëheqjes së tyre dhe kam thënë se këtë Kryesi nuk e njeh si legjitime deputeti, Daut Haradinaj, siç e ka thënë vet në Parlament, asgjë më shumë. Më duhet të shtoj, se me datë 31 dhjetor, ne kemi mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues të Degës, ku u kundërshtua unanimisht kategorizimi i veteranëve. Me datën 2 janar, në bazë të vendimeve të Këshillit, kam nënshkruar komunikatën e përbashkët me 3 kryetarët e tjerë të Degëve të ZO të Dukagjinit. Ne do të vazhdojmë sipas asaj që e kemi thënë në komunikatë, jemi shumë të vendosur dhe kemi përkrahjen e të gjithë veteranëve që i përfaqësojmë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …