Në shënim të 18-vjetorit të fillimit të transmetimit të programit nga Radio-Kosova e lirë, sot është organizuar një pritje tashmë tradicionale. Në nderim të kësaj date të rëndësishme për informimin e luftës dhe të pas luftës në vendin tonë, këtë radio e kanë vizituar shumë gazetarë reporterë, veteranë të luftës dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta. Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress janë dy mediume, të cilat i ka themeluar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, qysh në nëntor të vitit 1998 dhe të cilat kanë transmetuar program dhe kanë shpërndarë lajme nga zonat e luftës deri në mbarimin e saj, në qershor të vitit 1999 dhe vazhdojnë ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre informative e kulturore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …