Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar arrestimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet zvicerane. Ministria e Punëve të Jashtme është duke u marrë intensivisht që nga ora 19.00 e ditës së sotme me rastin e ndalimit të Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së. Ndalimi i tij nga autoritetet franceze është bazuar në një fletë arrest të Serbisë të vitit 2004, i cili për ne është i papranueshëm. MPJ ka nisur notat verbale nëpërmjet Ambasadës tonë në Paris dhe vetë ministri Hoxhaj është marrë personalisht për të shfrytëzuar të gjitha rrugët diplomatike që Haradinaj të lirohet sa më parë, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …