Më 5 janar 1945, në Shtabin Ushtarak të Brigadës së Drenicës, i cili ishte i vendosur në Polluzhë, arrin ftesa e parë e Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi, përmes së cilës ftohet Shaban Polluzha, që me 6 janar 1945, bashkë me luftëtarët e tij, të shkojë në Mitrovicë për bisedime me përfaqësuesve të Shtabit Operativ, Fadil Hoxhës, Miladin Popoviqit, Ali Shukriut etj. Sipas ftesës, temë e bisedimeve do të ishte statusi i Brigadës së Drenicës. Shaban Polluzha me marrjen e telegramit, thërret mbledhjen e shtabit dhe shpreh dyshimin për tradhti dhe tha se vendosja e Brigadës së Drenicës në ndërtesën e Gjimnazit të Mitrovicës, në afërsi të kazermave ushtarake, na bënë të dyshojmë për tradhti të planifikuar nga ana e Shtabit Operativ.
Në mbledhje u morën këto vendime:
-Në bisedime nga ana e Shtabit të Brigadës së Drenicës, do të marrin pjesë: Shaban Polluzha, Zukë Xani, Rexhep Gjeli, Feriz Boja, Avdyl Kastrati, Hetem Istogu, Muharrem Smakiqi etj. dhe kërkohet:
– vendosja e organeve të pushtetit në të gjitha nivelet sipas përcaktimeve të konferencës së Bujanit dhe realizimi i vendimeve të saj në tërësi,
-të tërhiqen brigadat e ardhura nga Serbia, mali i Zi dhe Maqedonia nga territori i Kosovës dhe viset tjera etnike shqiptare,
-flamuri shqiptar të valojë pa pengesa në të gjitha institucionet shtetërore, ushtarake dhe partiake,
– të ndërpritet menjëherë terrori, arrestimet, burgosjet dhe vrasjet arbitrare,
-Brigada e Drenicës, me të gjithë strukturën e vet ushtarake, sikurse deri më tani do ta luftoj nazi-fashizmin dhe aleatët e tij dhe s e është e gatshme të shkojë në cilindo front që e kërkon nevoja, por, vetëm pas plotësimit të këtyre kërkesave,
– Brigada e Drenicës, sipas Kuvendit të Drenicës, të mbajtur më 20 11 1944, është njësit i pavarur ushtarak dh epolitik për mbrojtjen e integritetit territorial të shtetit shqiptar dhe nuk do të inkuadrohet në asnjë njësi ushtarake jugosllave.
-Kjo është Platforma , të cilës duhet ti përmbahen përfaqësuesit e Brigadës së Drenicës, në bisedime me palët tjera.
U rekomandohet të eprorëve të njësive ushtarake të Brigadës se , nesër më 6 janar 1945, në orën 11.00 të tubohen te Lisat e Xanit, në Polac prej nga do të marshohej në Mitrovicë dhe atë, duke aplikuar të gjtha masat e gatishmërisë dhe të sigurisë së nevojshme, Brigada të vendoset në objektoin e caktuar.
Të nesërmen Brigada me 2350 luftëtarë, prej të cilëve 40% të pa armatosur gjat marshimit për Mitrovicë në të dy anët e rrugës , Brigadën e Drenicës e përcillnin njësitet e Brigadës së MP dhe Brigadës së parë serbomalazeze të Kosmetit, me qëllim provokimi për të nxitur ndonji incident para se të arrihej në vendin e caktuar.