Në Komunën e Suharekës të gjitha rrugët janë të kalueshme

Bora që ka rënë dhe vazhdon të bie herë pas here, ka bërë që Kompania e kontraktuar nga Komuna e Suharekës për këtë qëllim, të angazhohet në pastrimin e rrugëve dhe hapësirave tjera. Kështu sipas gjendjes në terren, që u vizitua nga ekipet komunale, të gjitha rrugët janë të hapura dhe të kalueshme, madje edhe ato në viset malore ku, niveli i reshjeve është dukshëm më i madh se sa në qytet. Fal punës së mirë të Kompanisë “Famis”, makineria e të cilës e gjitha është vazhdimisht në terren gjendja e rrugëve në Komunën e Suharekës është e mirë dhe nuk ka asnjë rrugë të bllokuar. Vështirësi në lëvizje mund të ketë nëpër vendet e thella malore, për shkak të reshjeve të mëdha, mirëpo ato vështirësi tejkalohen shpejt falë intervenimit të “Famis”-it.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë e Financa i Komunës së Skënderajt ka mbajtur takimin e radhës

Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Komunal të Skënderajt, Adelina …