Adem Lushaj

Mr. Adem Lushaj: Jemi të gatshëm të dëshmojmë pafajësinë e Haradinajt për “Kanalin e Radoniqit”

Ndalimi i Ramush Haradinaj nga institucionet e shtetit mik, Francës, sipas fletë arrestit të lëshuar nga Qeveria e Serbisë, ku ndër tjera akuzohet edhe për atë se  “gjoja ” ka lidhje me “Kufomat në Kanalin e Radoniqit”, është një gjë e turpshme dhe jo njerëzore. Këtë pohim timin e bazoj në shumë fakte, e të cilat janë  të deponuara edhe në Tribunalin e Hagës. Faktet që kam prezantuar para hetuesve ndërkombëtarë, tregojnë për pa fajësinë e Haradinaj, gjë që prapë do dëshmoja të njëjtën gjë, nëse do jetë e nevojshme, thuhet mes tjerash në një publikim të Adem Lushajt drejtor ekzekutiv i “Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur”, dhe aktivist i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Fillimisht, dua të njoftoj se vendi që përmendet vazhdimisht, “Kanali i Radoniqit” është afërsi të vendbanimit tim, fshatit ku jemi lindur dhe jetojmë. Nuk dua të mohoj as pohoj, nëse ka pasur kufoma në atë vend. Por, një gjë  duhet ditur të gjithë se, periudha me të cilën ngarkohet Haradinaj, ishte koha kur qytetarët ishin të vet organizuar për mbrojtje të vetvetes, pa ndonjë organizim apo hierarki. Këtij organizimi “kush si mundet”, iu kemi bashkuar edhe ne, me të vetmin qëllim për mbrojtjen e “Pragut të shtëpisë”, ashtu siç kërkonte edhe vet Presidenti, dr. Ibrahim Rugova. Në atë periudhë, kanë ndodhur apo kanë mundur të ndodhnin veprime të cilat ishin pa dijeninë dhe urdhrat e Ramush Haradinaj, pasi që nuk kishte kontrollin e duhur mbi gjitha lokalitetet apo individët keqbërës.

 Menjëherë pas përfundimit të luftës, organizata ndërkombëtare dhe hetues të Tribunalit të Hagës, iu kishin përvesh punës për hulumtimet e krimeve të ndodhura në Kosovë, këtë rast edhe në Deçan. Në bashkëpunim me Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG), kemi intervistuar mbi 500 persona nëpër gjitha lokalitetet e komunës së Deçanit, duke u njohur me ndodhitë dhe përjetimet e popullatës civile gjatë vitit 1998/99. Duhet rikujtuar rastet e ndodhura në Beleg, Kodrali, Irzniq, Shaptej, Pobergj, sikurse edhe në Mejë, ku kanë pësuar dhjetëra qytetar të Deçanit.

Gjatë punës disa mujore hulumtuese në lokalitete të ndryshme të Deçanit, së bashku me ICG dhe Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, kishim hasur në varre masive, kufoma të djegura, por edhe të hedhura në puse dhe në kanalin e Radoniqit. Duke u nisur nga këto raste të krimeve serbe, (për të cilat është e njohur Gjykata e Hagës), kemi kërkuar nga institucionet ndërkombëtare të bëjnë hulumtime të mëtejmë edhe në Liqenin e Radoniqit, pasi që nga ajo kohë mbesin të pagjetura kufomat e dhjetëra qytetarëve tanë.

Pra, në vazhdimësi kemi kërkuar dhe kërkojmë që të ngritën kallëzime penale ndaj atyre që kanë bërë krime ndaj popullatës civile, (këta persona kanë emër dhe mbiemër), e që do ndikonte sadopak në zbutjen e dhimbjeve të familjarëve, e jo të bëhen lojëra të ndyra politike dhe luajtje me ndjenjat e qytetarëve të pafajshëm.

 

  1. .s Autori është drejtor ekzekutiv i “Shoqata e Intelektualëve të Pavarur”, aktivist i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj).

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin   edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …