Ministria e Drejtësisë e Serbisë do të kërkojë në afatin sa më të shkurtër ekstradimin e Ramush Haradinajt nga Franca. Sipas medieve të Beogradit, Ministria e Drejtësisë do t’ia dërgojë kërkesën për ekstradim, bashkë me dokumentacionin përkthyer frëngjisht Gjykatës së Apelit në Colmar. Prokurori për krime lufte i Serbisë, Milan Petroviq, ka deklaruar se procesi kundër Ramush Haradinaj nuk është i parashkruar. “Prokuroria merret me veprat penale që nuk parashkruhen, pra procesi kundër Ramush Haradinajt do të vazhdojë derisa ai të jetë gjallë”, ka thënë Petroviq. Sipas tij, “Haradinaj nuk do të mund të lirohet derisa të mos gjendet para gjykatës kompetente, në Serbi”.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …