Disa qytetarë të Gjakovës janë tubuar afër kishës ortodokse politike serbe, me qëllim për të penguar vizitën e tyre paralajmëruar me rastin e krishtlindjes ortodokse. Komandanti i Stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, ka thënë se pelegrinët serbë pritet të vijnë prej orës 12 deri 13.00. Vizita e tyre në Gjakovë është përvitshme. Para dy vjetësh, nënat e të zhdukurve dhe gjakovarët liridashës kishin protestuar kundër pelegrinëve serbë , në mesin e të cilëve, ka pasur edhe kriminelë që kanë kryer krime masive kundër shqiptarëve. Aleksandar Jablanoviq, atëherë ministër për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, pat ofenduar nënat gjakovare të viktimave të këtyre krimeve të cilat ishin në mesin e protestuesve. Pas protestave të shumta në Prishtinë dhe në vend, Jabllanoviq u shkarkua nga posti i ministrit në Qeverinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …