Nisma për Kosovën ka ftuar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj që të marrin pjesë në protestën kundër arrestimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se në protestë janë ftuar të marrin pjesë të gjitha strukturat e Nismës për të protestuar kundër arrestimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe për të kërkuar lirimin sa më të shpejt të tij. Protesta është përkrahur edhe nga organizata të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe parti të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …