Mëngjesi i datës 6 janar e zuri Komunën e Prishtinës me 60% e rrugëve të bllokuara – të pa pastruara. Veçanërisht rrugët rurale në zonat e thella janë të bllokura nga orteqet dhe sasia e borës e makineritë e ndërmarrjeve të kontraktura nga Komuna po lëvizin shumë ngadalë. Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, kërkon nga qytetarët e Komunës së Prishtinës që të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm në pastrimin e borës para shtëpive të tyre, të angazhohen në pastrimin e rrugëve nëpër lagjet e tyre në mënyrë që të mundësohet qarkullimi normal i këmbësorëve dhe makinave qarkulluese. Po ashtu, kërkon nga qytetarët që të paisen me pasijet e nevojshme për qarkullim në komunikacion, pasiqë kushtet e lëvizjes janë të tilla dhe me këtë komuna nuk po luan rolin e vet për krijimin e kushteve, për lirin dhe lëvizjen e qytetarëve në këtë situatë gati emergjente.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …