Ashtu sikur ishte paralajmëruar, në Prishtinë po mbahet protestë kundër arrestimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, i arrestuar nga policia franceze në bazë të fletë arrestit nga Serbia. Në protestë po marrin pjesë shumë qytetar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të shoqatave të dala nga lufta. Gjatë fjalës para masës protestuese, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini theksoi se jemi mbledhur për t’i thënë Francës se arrestimi i Ramush Haradinaj nuk ka të bëjë asgjë me drejtësinë. Asnjë vend në botë nuk lejon t’i nënçmohen vlerat e luftës e këtë nuk do të duhej ta lejoj as Qeveria e Kosovës. Dihet se ata që kanë bërë krime në Kosovë është Serbia, policia dhe ushtria e saj. Sot Serbisë nuk i pengojnë ata që nuk dinë të bëjnë shtet por i pengojnë ata që din të bëjnë shtet andaj edhe e kanë arrestuar Ramush Haradinaj. Masa protestuese mbante në duar pankarta me mbishkrime “Haradinaj është çlirimtar”, “Kriminelët kërkoni në Serbi” e pankarta të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …