leoni

Rrugët në Komunën e Skenderajt janë të kalueshme

Pas reshjeve të borës të natës së mbrëmshme dhe të ditës së sotme, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Skenderajt në kompetencë të komunës janë të kalueshme.

Në orët e para të ditës së sotme ka pasur vështirësi në qarkullim në disa rrugë në zonat e thella malore për shkak të sasisë së reshjeve, mirëpo pas intervenimit të kompanisë së kontraktuar nga komuna gjendja është përmirësuar.

Asnjë rrugë në territorin e Komunës së Skenderajt nuk është e bllokuar si pasojë e reshjeve të borës.

Ekipet mbikëqyrëse bashkë me kompaninë që nga orët e hershme të mëngjesit janë në terren për të vlerësuar nevojat dhe kërkesat specifike te qytetarëve për intervenim si dhe në zbatim të planit për pastrim të rrugëve dhe hedhjes së kripës.

Pasi reshjet janë duke vazhduar, Komuna e Skenderajt apelon të qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në komunikacion me automjete e tyre, si dhe të përdorin pajisjet dimërore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …